Ambasada amerikane: Siguria e qytetarëve tanë është prioritet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar se mbrojtja e qytetarëve amerikanë mbetet prioritet kryesor.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se Departamenti i Shtetit nuk ka prioritet më të lartë sesa sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve amerikanë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Përmes Zyrës për Komunikim Strategjik, nga kja ambasadë është bërë e ditur se nuk do të ketë koment të mëtejshëm për shkak të respekit për privatësinë e familjes dhe të afërmve gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila ishte qytetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vite më parë, ndodhi natën e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, Albert Sylaj. Ajo kishte dëshmuar hapur se ishte injoruar nga institucionet pas raportimeve për dhunë në familje dhe kërcënime nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj dhe nga kunati, ndërsa në një bisedë me motrën e saj para ngjarjes kishte kërkuar që të kontaktohej ambasadat nëse i ndodh diçka.
Lidhur me dështimet në këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka pezulluar kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani Gacaferi, ndërsa ka themeluar panel hetimor për nisjen e procedurave disiplinore. Po ashtu, Policia e Kosovës ka pezulluar ushtruesin e detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandantin e stacionit Faik Jahmurataj, zëvendëskomandantin, shefin e Hetimeve dhe katër hetues policorë.
Pavarësisht këtij dështimi institucional, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kanë vendosur të mos jepin dorëheqje nga pozitat e tyre.
Siç raportoi Zhurma më 30-10-2026, ministrja e Drejtësisë kishte deklaruar se institucionet kishin marrë sinjale paraprake për rrezikun ndaj të ndjerës para se ajo të vritej.