La Liga lejon gjyqtarët të flasin pas ndeshjeve këtë fundjavë
Kampionati spanjoll ndërmerr një hap të ri për të mbrojtur imazhin e gjyqtarëve, duke i dëgjuar ata para dhe pas takimeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë këtij sezoni në futbollin spanjoll është zbatuar një praktikë ku referët japin intervista televizive para fillimit të sfidave, nismë e ndërmarrë nga Komisioni i Gjyqtarëve. Përveç këtyre paraqitjeve tashmë të zakonshme, ky komision dhe drejtuesit e kampionatit kanë vendosur të zgjerojnë këtë qasje inovative, duke u dhënë mundësi zyrtarëve të drejtësisë në fushë të flasin publikisht edhe pas përfundimit të ndeshjeve.
Sipas mediave dhe platformave transmetuese, kjo masë ndërmerret për herë të parë në historinë e futbollit spanjoll dhe do të nisë zyrtarisht këtë fundjavë, ku publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë komentet e të paktën dy gjyqtarëve. Platforma DAZN bën të ditur se një nga përballjet ku do të dëgjohet kryesori është derbi bask mes Athletic Bilbaos dhe Real Sociedadit, sfidë kjo që luhet në stadiumin San Mames. Nga ana e saj, gazeta AS thekson se ky veprim revolucionar synon mbrojtjen dhe promovimin e një imazhi sa më të mirë për gjyqtarët në arenën sportive.