Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar mbështetje për kandidatin e AKI-së në Bërvenicë, Arkin Jahiji.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë tubimit përmbyllës të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Bërvenicë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për dinjitetin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Duke folur para banorëve të kësaj komune, ai ka theksuar rëndësinë e votës duke u shprehur se «plumbi vret një njeri, ndërsa vota e adresuar gabimisht vret gjithë ardhmërinë».
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti e ka cilësuar fushatën e kandidatit të AKI-së për kryetar të Bërvenicës, Arkin Jahiji, si dinjitoze, cilësore dhe përmbajtjesore. Ai ka shprehur bindjen se banorët e kësaj komune do të vlerësojnë punën, vizionin dhe përkushtimin e tij, duke u dhënë mbështetje atij dhe AKI-së.
Sipas kreut të BDI-së, kjo mbështetje është pjesë e një besimi që rritet çdo ditë, duke e shndërruar alternativën e tyre politike në forcë dominuese dhe në shpresë qytetare për ndryshim, dinjitet dhe perspektivë në mbarë Maqedoninë e Veriut. Ahmeti ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen për fitore të Arkin Jahijit në zgjedhjet lokale të 18 tetorit.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 18 shtator Ali Ahmeti thirr organizimin për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së
- 18 shtator Ali Ahmeti mbledhi Kryesinë Qendrore të BDI-së për zhvillimet politike dhe vendimin e H…
- 18 shtator Ali Ahmeti kërkon referendum
- 27 shtator Pesë pyetje publike për Ali Ahmetin dhe BDI-në
- 1 tetor Ali Ahmeti bën thirrje për pjesëmarrje në marshin e sotëm
- 17 tetor Ali Ahmeti: Bërvenica po zgjedh dinjitetin dhe të ardhmen · ky artikull