Tezja police zbuloi ngacmimin seksual ndaj mbesës nga tre policët
Tre policë të suspenduar dyshohet se ngacmuan seksualisht një vajzë dhe i kërkuan marrëdhënie në grup në një motel.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna tre policë të gjeneratave të reja, pasi dyshohen për veprime me natyrë seksuale ndaj një vajze. Rasti fillimisht u raportua lidhur me rekomandimin për suspendimin e tyre.
Sipas burimeve nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur pasi vajza kishte dalë nga një klub pas mesnatës së 15 tetorit. Tre policët e dyshuar i kishin kërkuar asaj llogarinë në Snapchat dhe e kishin udhëzuar që të shkonte rrugës për në zonën e Çagllavicës, duke i ofruar marrëdhënie seksuale në grup në një motel.
Vajza kishte njoftuar tezen e saj, e cila është police, dhe i kishte treguar të gjithë ngjarjen. Tezja e saj më pas e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.