Xhemaili i Aleancës i reagon ashpër Pecit: Jeni antikombëtarë e hajna
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryetarit të GUXO-s dhe Faton Pecit pas përplasjeve të fundit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ashpër ndaj Faton Pecit, pas deklaratave të këtij të fundit për zyrtarët e Aleancës dhe pas përplasjeve mes tij dhe ish-kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës, Dardan Krasniqi. Sipas burimeve, Xhemaili i është përgjigjur Pecit duke e kritikuar për drejtimin e partisë dhe duke e akuzuar atë dhe mazhorancën për qëndrime antikombëtare e korrupsion.
Xhemaili ka pretenduar se ndaj Pecit po publikohen vazhdimisht skandale në media, duke theksuar se çështjen e tij ia kanë lënë tocërisht medias. Në reagimin e tij, ai e ka quajtur Pecin kryetar të një partie me tre anëtarë, ndërsa ka përmendur gjithashtu se zyrat e tyre janë bërë më të mira, se partia është dyfishuar dhe se shpejt do ta dërgojnë në shtëpi secilin nga kasta e tyre.