Fico: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka marrë pjesë në një tubim parazgjedhor në Novi Sad, ku i ka shprehur mbështetje Aleksandar Vuçiqit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka marrë pjesë në tubimin parazgjedhor të listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të mbajtur në Novi Sad, duke i shprehur mbështetje të hapur kandidatit për kryeministër, Aleksandar Vuçiq, para zgjedhjeve që do të mbahen më 25 tetor. Fico e nisi fjalimin në gjuhën serbe, duke theksuar se ishte i lumtur që arriti të merrte pjesë pavarësisht angazhimeve në samitin e Bashkimit Evropian, dhe shtoi se mbron sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e saj për të vendosur vetë.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri sllovak deklaroi se e mbështet Vuçiqin për mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë dhe u shpreh: «Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë».
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 17 shtator Rita Ora publikon mesazh për Kosovën pas aktgjykimit në Hagë
- 13 tetor Studiuesi francez: Rusia manipuloi Evropën përmes raportit për Kosovën
- 14 tetor Albian Hajdari lëndohet dhe mungon për Kosovën në nëntor
- 16 tetor Bilanci i pakos energjetike të BE-së për Kosovën
- 16 tetor Konjufca: Ambiciet e Serbisë janë kërcënim serioz për Kosovën
- 16 tetor Fico: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë · ky artikull