Çfarë arriti Alea Kelmendi në WKF Youth League?
Fiton medaljen e bronztë në Poreç me 5 dueli të suksesshme
POREÇ — Karateistja kosovare Alea Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në WKF Youth League Poreç 2026, një nga garat më të forta të karatesë në nivel botëror. Në këtë turne në Kroaci po marrin pjesë 66 shtete dhe 2,670 garues nga e gjithë bota.
Kelmendi zhvilloi pesë duele të suksesshme, duke i fituar të gjitha dhe duke siguruar vendin e tretë në podium. Paraqitje të mira në këtë garë pati edhe Rion Bahtiri, ndërsa sot garuan edhe Rea Sejdiu, Olta Bekolli, Suela Halimi dhe Aid Curri, të cilët mbetën pa medalje, por me performanca të vlerësuara.
Garat vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa me ekipin kosovar kanë udhëtuar edhe drejtori sportiv Alban Beqiri dhe selektorët Isak Curri e Leutrim Pepaj. Në ndarjen e drejtësisë po marrin pjesë edhe gjyqtarët ndërkombëtarë Besart Vitija, Astrit Nrecaj dhe Ali Vokshi.
Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.