Zhurma Press E Hënë · 28 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:59 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë

Albin Kurti në kurth, sipas Halil Matoshit - çka e pret Kosovën nesër

Vetëflijimi dmth. me u bâ hi për nji kauzë të madhe me uzdajë të ngritjes nga hini si Phoenix-i. Sipas mitologjisë, ky proces nuk ndodh aksidentalisht, por si veprim i vetëdijshëm kur ai, zogu mitik Phoenix, ndjen se i ka ardhë fundi i jetës.

Redaksia ZHURMA 23:53 1 min lexim
Foto: Wikimedia Commons
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Albin Kurti âsht i sfiduem seriozisht nga LDK.

Ai nga sonte âsht përgjegës për çdo hap.
Tashma nuk ka alibi.
Ose nesër e thërret Seancën Konstituitive të Kuvendit dhe krijon Qeverinë ose le të dihet botnisht: Kurti me kast nuk po i jep institucione të qëndrueshme Kosovës!
Për qëllime konspiracioni.
Nga nesër dihet kush po msynë zgjedhje të reja dhe datën 27 dhetor.
Kurti munet me u zânë në bllof.
Ndoshta vetflijimi i LDKsë munet me ngjallë nji xixë shprese për mbijetesë të shtetit.
Nesër kosovarët e shohin dhe ndiejn sinqeritetin e Kurtit.

PS
Vetëflijimi dmth. me u bâ hi për nji kauzë të madhe me uzdajë të ngritjes nga hini si Phoenix-i.
Sipas mitologjisë, ky proces nuk ndodh aksidentalisht, por si veprim i vetëdijshëm kur ai, zogu mitik Phoenix, ndjen se i ka ardhë fundi i jetës.
Kur ndjen se po i mbaron energjia jetësore, ai përgaditet për me dekë.
Rrah flatrat dhe digjet, por në zjerm pastrohet dhe rilindet nga hini.

Shkruan- Halil Matoshi

Komentet