DIA
Lumbardh Salihu nis lidhjen e re me sipërmarrësen austriake
Ish-fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 ka hapur një kapitull të ri në jetën private me një partnere austriake.
Redaksia ZHURMA
21:17
Përditësuar 21:19
1 min lexim
Lumbardh Salihu ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij private, duke u shfaqur më i fokusuar te një mënyrë jetese e qetë, larg vëmendjes së madhe që e shoqëroi pas fitores në Big Brother VIP Kosova 2. Ish-fituesi është angazhuar te natyra, aktiviteti fizik, kujdesi për shëndetin dhe udhëtimet.
Sipas burimeve të Prive by LS, në këtë periudhë ai nuk është vetëm, pasi ndodhet në një lidhje dashurie me një sipërmarrëse austriake. Ky zhvillim shënon një kthesë në jetën e tij publike dhe private.