Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

AKZM pastron plazhin e Gjirit të Dafinës, 265 kg mbetje

Stafi i AdZM Vlorës ndërhynë në Rezervatin Karaburun dhe depoziton mbetjet në Radhimë pas pastrimit me anin lundrues "Foka".

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VLORË — Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura deklaroi ditën e sotme se, pas shqetësimeve të ngritura për ndotjen, strukturat e Administratës rajonale të zonave të mbrojtura Vlorë ndërhynë për pastrimin e plotë të plazhit të Gjirit të Dafinës, pjesë e Rezervatit Natyror "Karaburun", duke grumbulluar 265 kilogramë mbetje të ndryshme.

AKZM pastron plazhin e Gjirit të Dafinës, 265 kg mbetje
Foto: Gjiri i Midhjeve – Çukë / Wikimedia Commons

Sipas AKZM-së, mbetjet e larguara përfshijnë plastikë, qelq, kanaçe pijesh, polistiren, mbetje ushqimore dhe materiale të ngurta të tjera; transporti u realizua me anin "Foka" dhe më pas u depozituan pranë pikës së grumbullimit në Radhimë.

Në kulmin e sezonit turistik, autoritetet bëjnë apel për ndërgjegjësimin e qytetarëve, operatorëve dhe vizitorëve për ruajtjen e standardeve mjedisore, të sigurisë dhe mirëmenaxhimit të hapësirave natyrore si elemente thelbësore për turizëm të qëndrueshëm dhe imazhin e vendit.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme