Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

63 aksidente në Ferizaj, 36 persona lëndohen

Policia shqiptoi rreth 1 mijë e 700 gjoba dhe pezulloi 36 patentë-shofer

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FERIZAJ — Gjatë javës së kaluar, nga data 20-26.07.2026 janë shqiptuar 1.699 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 36 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, nga të cilat: 25 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona dhe 38 aksidente me dëme materiale.

63 aksidente në Ferizaj, 36 persona lëndohen
Foto: Ilustrim · Kosovo Police Car in QTA parking lot. Skenderaj- Kosovo (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor Aplikacionit digjital "Lajmëro policinë" dhe në numrin kujdestar 192.

Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme