Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

1 muaj paraburgim shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Vushtrri

Gjykata e Mitrovicës cakton masa paraburgimi; një grua vdiq, katër të tjerë u lënduan

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VUSHTRRI — Gjykata e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin N.S., i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një automjet tjetër, me ç'rast një grua ka humbur jetën.

1 muaj paraburgim shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Vushtrri
Foto: Ilustrim · Policia e Kosovës - Veturat e njësitit K9 (Public domain) / Wikimedia Commons

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari ngarkohet me veprën penale – ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur. Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes, më 23 korrik 2026, në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku një grua ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë , i dyshuari, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, shoferi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda dhe njësitë përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Burim: Kallxo, kallxo.com — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme