Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

17-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj–Prishtinë

Një 17-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një veturë në rrugën Ferizaj–Prishtinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FERIZAJ — Një 17-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasi u godit nga një veturë në rrugën Ferizaj–Prishtinë.

Foto: www.dukagjini.com / www.dukagjini.com
Foto: www.dukagjini.com / www.dukagjini.com

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, rasti po hetohet nga organet kompetente.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme