Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rritet interesimi për armë me leje, mbi 20 mijë kërkesa në MPB

Ministria e Punëve të Brendshme ka shqyrtuar mbi 20 mijë kërkesa për leje armësh gjatë 18 muajve të fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Interesimi i qytetarëve për t'u pajisur me leje për armë ka shënuar rritje, ku brenda 18 muajve janë paraqitur dhe shqyrtuar mbi 20 mijë kërkesa nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa më pak se gjysma e tyre kanë marrë miratimin përkatës. Sipas të dhënave të institucionit, rreth 9 mijë kërkesa kanë përfunduar me përgjigje pozitive, duke synuar një trajtim më efikas administrativ dhe realizim në kohë të të drejtave të qytetarëve.

Rritet interesimi për armë me leje, mbi 20 mijë kërkesa në MPB
Foto: telegrafi.com

Gjatë vitit 2026 janë paraqitur rreth 8 mijë kërkesa për marrjen e lejes për posedimin e armëve, ku pjesa më e madhe e aplikimeve ka qenë për leje për armë gjahu. Krahasuar me vitet paraprake, është vërejtur një rritje e numrit të kërkesave të paraqitura, ndërsa autoritetet kanë vepruar intensivisht për përshpejtimin e procedurave administrative.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →