MPB: Privohen nga liria dy persona në Prilep, gjendet drogë
Nën urdhër gjykate, policia në Prilep i privoi nga liria dy persona nga Prilepi, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre u gjetën lëndë narkotike dhe substancë pluhurore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nën urdhër gjykate, policia në Prilep i privoi nga liria dy persona nga Prilepi, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre u gjetën lëndë narkotike dhe substancë pluhurore. Sipas MPB, më 16 tetor në orën 14:17, nëpunësit policorë i privuan nga liria I.P. (22) dhe S.T. (19), të dy nga Prilepi. Në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Prilepit, policia kryen bastisje në shtëpinë e I.P., ku u gjetën marihuanë dhe një lëndë pluhurore tek S.T. Pas dokumentimit të ngjarjes, do të vijojë parashtresë përkatëse.