Zhurma Press E Premte · 02 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Zjarr mbi fshatin Bojan

Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës.

Redaksia ZHURMA 00:13 1 min lexim
Zjarr mbi fshatin Bojan
FOTO · Foto: Zjarrfikësit në terren / Tetova Sot Arkivi ZHURMA

SHKUP — Mbi fshatin Bojan ka shpërthyer një zjarr, i cili dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i Jegunovcës. Në terren janë angazhuar katër ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, ndërsa si përforcim kanë mbërritur edhe ekipet e zjarrfikësve nga Tetova.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se aktivitetet për përballimin e zjarrit po koordinohen drejtpërdrejt nga terreni. “Nga terreni po koordinojmë drejtpërdrejt të gjitha aktivitetet dhe kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit”, deklaroi Ali.

Burimet: Tetova Sot; Zhurnal.mk; TV21 (klaster 3 outlets).

Komentet