Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 22:26 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë MKD

Pse u vonua zjarrfikësja në kompleksin 'Aura'?

Banorët denoncojnë vonesën e shërbimit zjarrfikës, flakët u fikën nga banorët vetë

Redaksia ZHURMA 14:46 Përditësuar 07:12 1 min lexim
Pse u vonua zjarrfikësja në kompleksin 'Aura'?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LAPRAKË — Banorët e Kompleksit 'Aura' në Laprakë kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas dëshmive të tyre, flakët janë neutralizuar fillimisht nga vetë banorët, ndërsa ata shprehen se shërbimi zjarrfikës ka mbërritur rreth një orë me vonesë.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa situata ka krijuar panik te banoret. Kompleksi Aura në zonën e Laprakës është ndërtuar nga kompania Lim Em.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm