Zeneli: Përplasja fizike në Kuvendin e Mitrovicës është mendësi e dhunës
Shefi i asamblistëve të LVV-së në Mitrovicë, Kushtrim Zeneli, ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin Komunal, duke kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MITROVICË — Pas përplasjes fizike që ndodhi në Kuvendin Komunal, shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kushtrim Zeneli, ka dënuar ngjarjen duke e quajtur atë një mendësi të ulët dhe të dhunës që nuk duhet të ndodhë brenda institucioneve. Gjatë një prononcimi, ai bëri të ditur se pas eskalimit të situatës, kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi, thirri një takim urgjent me shefat e grupeve parlamentare të partive politike, përfshirë PDK-së dhe LDK-së.
Sipas Zenelit, situata e tensionuar ka ardhur si pasojë e sjelljes së asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i legjislaturës, të cilët i kanë akuzuar se ndërpresin vazhdimisht fjalën e pozitës dhe të drejtorëve. «Prej fillimit të kësaj legjislature disa asamblistë të PDK-së janë shumë problematikë edhe vazhdimisht ndërprejnë secilin asamblist që flet prej pozitës, po ashtu dhe të drejtorëve», u shpreh ai, duke shtuar se asamblistët e partisë së tij nuk kanë përdorur gjuhë ofenduese ndaj opozitës, ndryshe nga pretendimet e ngritura.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


