Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:25 Mjalt dhe kos, maskë natyrale për ushqimin e lëkurës04:20 YouTube raport: Të rinjtë kthehen nga Hollywood tek krijuesit online04:16 Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë me 100 mijë lekë dhe paralajmëron Dinamon04:05 Producentja flet për sezonin e ri të Big Brother VIP Kosova03:55 Aksident me tre automjete në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur një në gjendje të rëndë03:45 Aksident i rëndë në Veles–Shtip, vdiq 46-vjeçar nga Kumanova03:40 Shqiptari 46-vjeçar dënohet me 6 vite burg për grabitje të 9 banesash në Austri03:36 Angelina Jolie shet rezidencën dhe planifikon të largohet nga Los Angeles03:31 Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë mjekëve familjarë03:28 Prishtina nis me katër fitore, Krasniqi shënon katër gola
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

Za Fest mblodhi qindra artdashës në kalanë e Rozafës

Nata e dytë e festivalit, me performancat artistike në monumente historike

Redaksia ZHURMA 16:55 1 min lexim
Za Fest mblodhi qindra artdashës në kalanë e Rozafës
FOTO · Foto: Castillo de Rozafa, Shkodra, Albania, 2014-04-18, DD 10 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKODËR — Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e "Za Fest" mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një prej monumenteve më ikonike të qytetit, performancat artistike u ndërthurën me atmosferën historike, duke krijuar një përjetim unik për publikun.

Sipas ideatorit të festivalit, Vlashent Sata, "Za Fest" është kthyer tashmë në një komunitet artistësh dhe artdashësish, i ndërtuar ndër vite dhe i bashkuar nga dashuria për muzikën dhe kulturën. Edhe moderatorja Dojna Mema vlerësoi frymën që përcjell festivali, duke theksuar se ai arrin të bashkojë artistët dhe publikun në një përvojë të përbashkët kulturore.

Me natën përmbyllëse, që zhvillohet sërish në kalanë e Rozafës, "Za Fest" rikonfirmon edhe këtë vit statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore të sezonit veror në Shkodër. Burim: Euronews Albania, euronews.al
— Redaksia ZHURMA

Komentet