Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Ymeri: Milionat për kë? Milionat mbi varrezat e punëtorëve

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, reagoi pas vdekjes së punëtorit në KEK, duke përmendur eksportin e rrymës prej 150 milionë eurosh vitin e kaluar.

Redaksia ZHURMA 19:18 Përditësuar 01:40 1 min lexim
Foto: burim i cituar / zhurma.press
FOTO · Foto: burim i cituar / zhurma.press Arkivi ZHURMA

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vdekjes së punëtorit në KEK, duke përshkruar gjendjen në të cilën ndodhet kjo korporatë. Ajo ka kujtuar edhe se vetëm gjatë vitit të kaluar KEK-u ka pasur eksport të rrymës prej 150 milionë eurosh.

“‘Amo gjithkun siguria osht zero’, ‘Veç kur vin prej jashtë ndonjë auditim apo inspektor dalin: ‘Vishni shlemat’, bërtasin’. Kjo është gjendja e përshkruar brenda korporatës KEK, që vetëm në vitin e kaluar ka pasur eksport të rrymës prej 150 milionë eurosh. KEK-u ka raportuar edhe qindra miliona të ruajtura në bankë gjithashtu. Milionat për kë? Milionat, mbi varreza të punëtorëve”, ka shkruar ajo.

Burimet: Gazeta Metro (klaster 1 outlets).

Komentet