Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë për kërkesat e certifikatave në CEFTA

Të dhënat e reja nga portali i transparencës së CEFTA-s tregojnë se Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të kërkesave për certifikata veterinare dhe fito-sanitare në rajon.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Të dhënat nga portali i transparencës së CEFTA-s dëshmojnë se Shqipëria dhe Kosova regjistrojnë numrin më të lartë të kërkesave për certifikatat veterinare dhe fito-sanitare gjatë shkëmbimeve tregtare. Ndërkohë, në kuadër të nismës së Berlinit, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë angazhuar për të lehtësuar tregtinë drejt një tregu të përbashkët.

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë për kërkesat e certifikatave në CEFTA
Foto: monitor.al

Sipas informacionit zyrtar, CEFTA liston 40 certifikata veterinare dhe fito-sanitare për ekonomitë e rajonit. Këto dokumente shoqërojnë mallrat si mishi, qumështi apo produktet bimore në import dhe eksport, duke shërbyer për verifikimin e sigurisë dhe parandalimin e përhapjes së dëmtuesve, ndonëse procedurat shpesh krijojnë pengesa dhe kosto shtesë për bizneset.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme