Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Ymeri: Importi i rrymës arrin në 124 mijë euro për një orë

Deputetja e LDK-së alarmon për importin e vazhdueshëm të energjisë dhe kritikon Qeverinë për prioritetet buxhetore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime se vendi po importon energji elektrike gjatë çdo ore të ditës. Sipas saj, piku i importit pritet të arrijë në 436 MWh, ndërsa kostoja për vetëm një orë arrin në rreth 124 mijë euro, bazuar në çmimin e bursës HUPX dhe pa përfshirë bartjen.

Ymeri: Importi i rrymës arrin në 124 mijë euro për një orë
Foto: demokracia.com

Ymeri ka theksuar se KEDS/KESCO e blejnë energjinë përmes tregtarëve, gjë që është konfirmuar edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji, prandaj çmimi përfundimtar do të kuptohet vetëm pas shqyrtimit të tarifave të reja të energjisë elektrike. Duke kritikiuar Qeverinë për këto shpenzime, ajo ka deklaruar se me këto mjete do të mund të bliheshin shtretër dhe çarçafë për spitalet, duke shtuar: «Ndërkohë, me këto para ishin ble shtretër e çarçafë për spital, po Qeveria i ka parapa për rrymë».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme