Rritje e çmimeve të produkteve të importuara në Kosovë
Agjencia e Statistikave njofton për ngritje të çmimeve të importit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë tremujorittë tretë të vitit 2026, tregu në Kosovë ka regjistruar një ngritje mesatare prej 5.4 për qind të çmimeve për mallrat e sjella nga jashtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, sipas statistikave zyrtare. Pavarësisht kësaj ngritjeje vjetore, krahasimi treamujor tregon një ulje prej 0.8 për qind të indeksit të përgjithshëm të importit ndaj tremujorit të dytë të këtij viti.
Ngritja më e lartë, sipas institucionit statistikor, ka prekur artikujt e qelqit, qeramikës, gurit dhe llaçit me 5.9 për qind. Për më tepër, mallrat e kauçukut dhe plastikës u shtrenjtuan për 4.6 për qind, ato minerale për 2.6 për qind, kurse sektori i industrive kimike shënoi shtrenjtim prej 2.5 për qind. Kategori të tjera përfshijnë makineritë dhe pajisjet elektrike me 1.3 për qind, letrën me 0.8 për qind, produktet shtazore me 0.7 për qind, produktet bimore me 0.6 për qind, si dhe ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhanin me 0.3 për qind.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


