Dogana parandalon shmangien e taksave mbi 7 mijë euro për stoli argjendi
Mbi 4 mijë copë stoli argjendi u zbuluan në Aeroportin e Prishtinës, pasi ishin deklaruar rrejshëm si pjesë metali për testim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Dogana e Kosovës ka zbuluar 4 mijë e 161 copë stoli argjendi në sektorin e Aeroportit – Kargo, të cilat ishin deklaruar si “pjesë të imta metali për testim”. Rasti është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta, ku zyrtarët kanë dyshuar për mospërputhje ndërmjet dokumentacionit dhe përmbajtjes reale të dërgesës, duke përdorur skanimin dhe ekzaminimin fizik.
Brenda pakos janë gjetur 1 mijë e 331 unaza, 358 qafore, 844 byzylykë, 1 mijë e një varëse, 503 palë vathë dhe 124 komplete stoli argjendi. Vlera reale doganore e mallit pa përfshirë taksat llogaritet në 25 mijë e 861.39 euro, ndërsa detyrimet doganore të shmangura kapin shumën prej 7 mijë e 706.69 eurosh. Për shkak të deklarimit të pasaktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës, rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



