Ylli i Javës për futbollistin e Malishevës
Federata e Futbollit e Kosovës i ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MALISHEVË — Federata e Futbollit e Kosovës i ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” futbollistit të Malishevës, Vusal Isgandarli. Ky çmim i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Superligë.
Çmimi i është ndarë pas ndeshjeve të xhiros së katërt, ku Isgandarli shënoi “hat-trick” në ndeshjen kundër SC Gjilani.