Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në Superligë

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës pas paraqitjes në fitoren ndaj Pejës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Khalil Shabazz, është shpallur lojtari më i vlefshëm i javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës. Amerikani shkëlqeu në debutimin e tij me fanellën e Yllit, duke regjistruar 32 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime në fitoren 95:79 kundër Pejës. Sipas të dhënave, ai pati një indeks efikasiteti prej 31. Përveç kësaj, Shabazz u përfshirë në pesëshen e javës së bashku me Lejson Zeqirin e Bashkimit, Ja’Cori Paynen e Trepçës, Bryson Dawkinsin e Sigal Prishtinës dhe Mika Adamsin e Rahovecit 029.

Khalil Shabazz shpallet MVP i javës së katërt në Superligë
Foto: botasot.info

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →