Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Xhamia e Larme e Tetovës nis rrugëtimin zyrtar drejt mbrojtjes nga UNESCO

Monumenti i shquar i arkitekturës islame në Tetovë ndërmerr hapin e parë për përfshirjen në Listën Tentative të trashëgimisë botërore.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

TETOVË — Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur zyrtarisht rrugën drejt UNESCO-s, ku hapi i parë konsiston në përfshirjen në Listën Tentative si fazë fillestare për përgatitjen e dosjes së nominimit për trashëgimi botërore. Kjo nismë është ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Konservimit dhe Bashkësia Fetare Islame, përkatësisht Myftinia e Tetovës, ndërsa ka siguruar edhe mbështetjen dhe mendimin pozitiv nga Këshilli Nacional për Trashëgimi Kulturore.

Xhamia e Larme e Tetovës nis rrugëtimin zyrtar drejt mbrojtjes nga UNESCO
Foto: zhurnal.mk

Për të koordinuar aktivitetet e para, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka themeluar një grup pune të posaçëm që do të merret me hartimin e dokumentacionit. Ky grup koordinohet nga historiani i artit dhe konservatori i lartë Zoran Pavlov, ndërsa në përbërjen e tij bëjnë pjesë edhe ekspertë të njohur të arkitekturës, mbrojtjes së trashëgimisë dhe konservimit.

Monumenti njihet si një ndër pikat më përfaqësuese të arkitekturës islame të shekullit XIX në Maqedoni, duke u dalluar për pikturën unike murale, ngjyrat e veçanta, ornamentet florale e gjeometrike, si dhe ndërthurjen e ndikimeve evropiane baroke dhe rokoko me traditën osmane. Kompleksi gjithashtu përfshin një tyrbe të hapur që daton nga gjysma e parë e shekullit XVI. Autoritetet sqarojnë se përfshirja në Listën Tentative nuk nënkupton shpalljen e menjëhershme si trashëgimi botërore, por paraqet fazën e parë që kërkon dorëzimin e një dosjeje të plotë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme