Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama kërkon vazhdimin e punimeve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kërkoi vazhdimin e punimeve për muralin e Nënë Terezës, ndërsa Policia ndërhyri me urdhër prokurori.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se projekti për vendosjen e muralit për Nënë Terezën ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka kaluar të gjitha fazat ligjore. Gjatë një konference për media, ai ka akuzuar se po tentohet të pengohet në mënyrë joligjore instalimi i këtij projekti, duke shtuar se ai ka miratimin e Asamblesë së kryeqytetit.

Përplasje te objekti i Ministrisë, Rama kërkon vazhdimin e punimeve
Foto: periskopi.com
Video · Facebook ↗

Te objekti i Ministrisë së Ekonomisë ka dalë Policia e Kosovës për të ndalur punimet, duke njoftuar se veprojnë me urdhër nga prokurori. Ndërsa Rama u ka bërë thirrje punëtorëve që të vazhdojnë punimet dhe se e kanë urdhrin për ta instaluar muralin, komandanti i Policisë është përgjigjur se «Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet». Nga ana e tij, kryetari Rama ka kërkuar që t'i jepet urdhri të cilit po i referohej komandanti i policisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme