Policia gjen në Mitrovicë të Veriut një veturë të kërkuar nga Italia
Një veturë e kërkuar nga autoritetet italiane është gjetur dhe sekuestruar përkohësisht në Mitrovicë të Veriut.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MITROVICË — Policia e Kosovës ka hasur në një veturë në rrugën “Boris Kidric” në Mitrovicë të Veriut, e cila pas verifikimit ka rezultuar se kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, automjeti është gjetur nga njësia policore dhe është sekuestruar përkohësisht me vendim të prokurorit. Rasti është cilësuar si vjedhje dhe aktualisht po vazhdon të jetë nën hetime.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


