Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat shtyhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Pse shtyhet votimi për Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në Maqedoni?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat u shty nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa opozita shqiptare adresoi kritika ndaj shumicës parlamentare për këtë vendim. Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, kritikoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për mungesën e tij në seancë. “Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ju vetë e keni propozuar, vetë e keni sjellë në Kuvend dhe tash nuk keni fuqi as ta kaloni. T’ju ndihmojmë ne të dalim prej salle dhe vazhdoni këtu, por a e dini ku është problemi? Është te legjitimiteti që neve na e kanë dhënë me votë”, tha Ajdari. Edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, akuzoi pushtetin se po tenton ta miratojë ligjin në mënyrë jo transparente.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat shtyhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Foto: Ilustrim · Presidency in Tirana, Albania (CC BY-SA 2.0) / Wikimedia Commons

Nga ana tjetër, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska nga ZNAM, sqaroi se pika nuk është hequr nga rendi i ditës, por është shtyrë në bazë të nenit 170 të Rregullores së re të Kuvendit. “Pika 8 nuk është mënjanuar nga rendi i ditës, ekziston, vetëm se në përputhje me nenin 170, i cili i jep të drejtë kryetarit ta ricaktojë ditën e votimit pas përfundimit të diskutimit. Është pjesë e rregullores së re që për herë të parë u përdor në këtë Kuvend dhe do të punojmë sipas kësaj rregulloreje”, tha Bendevska.

Burim: Almakos, https://almakos.com/shtyhet-votimi-per-ligjin-e-perfaqesimit-te-drejte-dhe-adekuat-opozita-shqiptare-reagon/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme