Vojvoda pas barazimit: Kemi pasur lojën në kontroll, por mungoi goli
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda flet pas barazimit të Kosovës me Izraelin në Prishtinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe Udineses, Mërgim Vojvoda, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Izraelit në Prishtinë, takim i luajtur në kuadër të xhiros së pestë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Futbollisti u shpreh i dëshpëruar me rezultatin e arritur, duke theksuar se skuadra ka prodhuar raste të mira shënimi.
«Jemi të dëshpëruar. Kemi pasur më shumë raste për të fituar. Nuk kemi mundur të shënonim një gol për të ndryshuar ndeshjen. Raste kemi pasur, kemi pasur lojën në kontroll, rastet kanë qenë por goli ka munguar. Duhet të fitojë ndeshjen me Irlandën», tha ai pas ndeshjes.
Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet sërish në aksion, ku do të përballet me Irlandën në udhëtim, ndeshje kjo e cila është paraparë të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.