Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ndeshja Austri-Kosovë renditet ndër më të shikuarat në Ligën e Kombeve

Të dhënat e publikuara nxjerrin në pah praninë e madhe të tifozëve në përballjen e zhvilluar në Vjenë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Përballja mes Austrisë dhe Kosovës në Vjenë renditet mes ndeshjeve më të shikuara të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, sipas të dhënave të publikuara nga «Football Ranked». Megjithëse «Dardanët» pësuan disfatë në atë takim, stadiumi ishte i mbushur në masën 94 për qind, duke regjistruar praninë e 47 mijë tifozëve, ku rreth 50 për qind e tyre ishin tifozë shqiptarë.

Ndeshja Austri-Kosovë renditet ndër më të shikuarat në Ligën e Kombeve
Foto: zhurnal.mk

Në listën e takimeve me shikueshmëria më të lartë, sfida mes Anglisë dhe Spanjës kryeson me 84 mijë e 525 tifozë, e ndjekur nga ajo mes Anglisë dhe Kroaciei me 80 mijë e 484 tifozë. Ndërkohë, Kosova do të përballet me Irlandën për ta mbyllur ciklin kualifikues të Ligës së Kombeve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme