Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Vitia paralajmëron masa ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Ministri i Shëndetësisë kërkon ndërmarrjen e masave nga ShSKUK pas ndalimit të Gëzim Berishës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MITROVICË — Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se raste të tilla nuk do të tolerohen nga asnjë punonjës shëndetësor, pas ndalimit të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha, nën dyshimet për dhunë në familje dhe kanosje.

Vitia paralajmëron masa ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës
Video · YouTube ↗

Vitia ka bërë të ditur se është informuar për ngjarjen gjatë rrugës për në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kohë gjatë së cilës ka kontaktuar anëtarët e Bordit të ShSKUK-së për të kërkuar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme. Ai theksoi se në koordinim me organet përgjegjëse do të merren masat meritore, ndërsa kërkoi nga bordi që të jenë në kontakt me institucionet përgjegjëse.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme