Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Vesa Smolica anulon mbrëmjen muzikore pas zhvillimeve në Hagë

Këngëtarja e njohur nga Kosova ka vendosur të mos mbajë mbrëmjen e planifikuar muzikore, duke shprehur respekt për çlirimtarët tanë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Smolica, ka marrë vendimin që të anulojë ngjarjen muzikore që ishte parashikuar të zhvillohej. Ky veprim i artistes vjen si shenjë respekti ndaj zhvillimeve në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u dha aktgjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Foto: telegrafi.com
Foto: telegrafi.com

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë agjendën duke e shënuar atë me mbishkrimin e kuq për anulim. Ajo ka theksuar se kjo masë ndërmerret për shkak të vendimit të lidhur me çlirimtarët, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptimin e publikut.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme