Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Verdikti i Hagës bëhet burim për historianët, paralajmërimin për "narrativë të dytë" të…

Gjykatësit e Dhomave Speciale konstatuan përgjegjësi penale individuale për 385 ndalime, 303 tortura dhe 96 vrasje, por ekspertët theksojnë se materiali do të shërbejë si bazë…

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Historianët dhe analistët vlerësojnë se verdikti i 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të ketë rëndësi që kalon fatin juridik të të akuzuarve. Profesori Ibrahim Gashi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se nëse verdikti mbetet i tillë, ai mund të ndikojë në krijimin e një "narracioni të dytë" për natyrën e UÇK-së. Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Juglindjes Evrope, theksoi se aktgjykimi nuk shkruan historinë, por bëhet një prej burimeve kryesore për të interpretuar atë, veçanërisht për brezat që nuk e kanë përjetuar luftën.

Foto: javanews.al
Foto: javanews.al

Paneli gjyqësor shpalli Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin të fajshëm për krime lufte, dënue me 13 deri në 25 vjet burg, dhe i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Gjykatësit konstatuan përgjegjësi penale për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49, torturimin e 303 dhe vrasjen e 96 personave, duke i lidhur të akuzuarit me një "qëllim të përbashkët kriminal" për shënjestrimin e kundërshtarëve të UÇK-së. Verdikti është i shkallës së parë dhe përcakton përgjegjësinë individuale, jo të UÇK-së si organizate.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme