Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vëllai i Thaçit pas dënimit: Vendimi nuk ia ka lëkundur besimin

Idriz Thaçi e vizitoi ish-presidentin në Hagë dhe tha se ai mbetet stoik, duke shpresuar në korrigjim në shkallën e dytë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit në Hagë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara. Pas takimit, ai tha se ish-presidenti vazhdon të jetë stoik dhe se vendimi nuk ia ka lëkundur besimin.

Vëllai i Thaçit pas dënimit: Vendimi nuk ia ka lëkundur besimin
Foto: shenja.tv

Idriz Thaçi tha se Hashim Thaçi u ka bërë thirrje familjarëve, miqve dhe qytetarëve që të vazhdojnë të besojnë dhe të presin zhvillimin e mëtejmë të procesit gjyqësor. Ai shprehu pritjen që vendimi të ndryshohet në shkallën e dytë.

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, ka deklaruar Idriz Thaçi për Nacionale. “Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, ka shtuar ai.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme