Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Vdes gruaja e aksidentuar në Jabllanicë të Leshanit

Si ndodhi aksidenti fatal në rrugën Pejë-Klinë?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PEJË — Ka vdekur gruaja që ditë më parë mori lëndime të rënda në një aksident në rrugën Pejë-Klinë, në fshatin Jabllanicë e Leshanit. Lajmin e konfirmoi për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Vdes gruaja e aksidentuar në Jabllanicë të Leshanit
Foto: Mykhailo Volkov / Pexels

"Ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Sot në orët e mëngjesit jemi njoftuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë", tha Gashi. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet e aksidentit ose identitetin e viktimës.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme