Vdes fëmija pas një muaji trajtim nga aksidenti në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë në QKUK pas lëndimeve të mara në një aksident trafiku në Gjakovë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
GJAKOVË — Një fëmijë që po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë pas lëndimeve të mara në një aksident trafiku në qytetin e Gjakovës. Vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Aksidenti kishte ndodhur në rrugën “Tirana” në mes të dy automjeteve, ku njëri kishte targa të Shqipërisë dhe tjetri targa vendore. Si pasojë e përplasjes, pesë persona pësuan lëndime trupore, prej të cilëve tre ishin femra dhe dy meshkuj. Njëri nga të lënduarit, që dyshohet në rast, u dërgua në mbajtje pas tretmanit mjekësor, kurse rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



