Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

62-vjeçari nga Kosova vdes pas përplasjes me kamion në Durrës

Policia njofton se drejtuesi i kamionit është një 49-vjeçar nga Berati

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

DURRËS — Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, tek zona e Skanerit. Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip kamion, me drejtues një 49 vjeçar, banues në Berat, ka përplasur këmbësorin Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues në Kosovë. Fillimisht, u njoftua se i aksidentuari kishte pësuar vetëm dëmtime të lehta, por disa orë pas aksidentit, ai humbi jetën në spital.

62-vjeçari nga Kosova vdes pas përplasjes me kamion në Durrës
Foto: Durres harbor 3 cranes / Wikimedia Commons

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në sheshin para skanerit të Portit të Durrësit. Dyshohet se shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, ka përplasur aksidentalisht shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë.

Media të tjera raportojnë se 62-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai ndërroi jetë pasditen e sotme si pasojë e plagëve të marra.

Burim: Gazeta Blic, gazetablic.com
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme