Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Vajc: Maqedonia udhëheqëse në BE po u tejkaluan bllokadat

Eurodeputeti Tomas Vajc thekson se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë kyçe për zhvillimin ekonomik dhe integrimin.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Tomas Vajc, ka deklaruar gjatë një debati tematik në Parlament se shteti duhet të jetë udhëheqës në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nëse tejkalohen të gjitha bllokadat nga Bullgaria fqinje. Ai vlerësoi se reformat e zbatuara deri më tani duhet të merren parasysh për fillimin e negociatave, ndërsa theksoi nevojën për të investuar përpjekje të mëdha në këtë drejtim.

Vajc: Maqedonia udhëheqëse në BE po u tejkaluan bllokadat
Foto: tetovasot.com

Vajc u shpreh se korrupsioni përbën një pengesë që nuk i sjell dobi askujt, ndërsa shtoi se sundimi funksional i së drejtës dhe zbatimi konsikuent i ligjeve janë parakushte për zhvillimin ekonomik dhe kthimin e besimit të qytetarëve. Sipas tij, investitorët dhe sipërmarrësit duhet të mbështeten te zbatimi i ligjeve në praktikë, çka ndihmon edhe në mbajtjen e të rinjve në vend përmes krijimit të perspektivave më të mira.

Lidhur me funksionimin e institucioneve, eurodeputeti bëri të a ditur se përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse, drejtorëve dhe ministrave duhet të bëhet mbi bazën e arsimit, përvojës së punës dhe kualifikimeve, duke shmangur paragjykimet partiake. Ai shtoi se institucionet duhet të kenë kapacitete, burime dhe pavarësi nga ndikimi politik për të zbatuar ligjet dhe për të siguruar llogaridhënie.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme