Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ronaldinho rikthehet në fushë dhe Ravenna arkëton 199 mijë euro nga biletat

Rikthimi i ish-yllit brazilian në futboll shkakton interesim të jashtëzakonshëm te tifozët dhe mbush stadiumin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Rikthimi i Ronaldinhos në fushën e futbollit ka sjellë të ardhura prej 199 mijë eurosh për klubin italian Ravenna nga shitja e biletave. Ndeshja ndaj Forlì, e zhvilluar në kuadër të Serie C, u shndërrua në një ngjarje me jehonë ndërkombëtare pas rikthimit të legjendës braziliane në moshën 46-vjeçare.

Ronaldinho rikthehet në fushë dhe Ravenna arkëton 199 mijë euro nga biletat
Foto: report.al

Interesimi i madh bëri që stadiumi “Stadio Benelli” të shitej plotësisht, ndërsa kapaciteti u zgjerua përmes një tribune të përkohshme të pagëzuar “Tribuna R10”, për nder të ish-yllit të Barcelonës dhe Milanit. Zyra për media e Ravennas njoftoi se klubi arkëtoi 199 mijë euro nga 6.743 tifozë të pranishëm.

Për këtë ndeshje speciale, çmimet e biletave ishin më të larta se zakonisht, ku në sektorin e mikpritjes një biletë kushtonte deri në 150 euro, abonimet sezonale nisnin nga 15 euro, kurse fëmijët nën moshën 14-vjeçare paguanin 10 euro. Përballja u transmetua drejtpërdrejt në shumë vende të botës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme