Gashi: Po punohet për marrëveshje rreth Ligjit për Përfaqësim të Drejtë
Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet i bllokuar në Kuvend pesë muaj pas shtyrjes së votimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Projektligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk është rikthyer ende në procedurë parlamentare, ndërsa kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se po punohet intensivisht për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas Gashit, deri më tani nuk ka një konsensus mes deputetëve për votimin e kësaj çështjeje sipas parimit të Badenterit, çka ka lënë pa datë përcaktimin e rendit të ditës derisa të krijohen kushtet e nevojshme.
Ky propozim synon plotësimin e zbrazëtirës juridike të shkaktuar nga shfuqizimi i mekanizmit të balancuesit. Pavarësisht se gëzon mbështetjen e nevojshme të shumicës parlamentare, nisma kundërshtohet nga opozita. Kjo situatë ka shkaktuar bllokimin e disa nismave të tjera në Kuvend, përfshirë ligjin për vetëqeverisje lokale, arsimin e lartë dhe akte të tjera në fushën e arsimit që kërkojnë të njëjtën procedurë votimi.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar