Rama: Për projektin në Ulpianë vendosim bashkë me banorët
Kryetari i Prishtinës takon përfaqësuesit e banorëve për projektin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e banorëve të lagjes Ulpiana, ku janë diskutuar propozimet lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari ka bërë të ditur se në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i Planifikimit.
Sipas kryetarit të Prishtinës, gjatë takimit është rënë dakord që në takimin e radhës të bëhet konkretizimi i propozimeve dhe harmonizimi i tyre me planin arkitektonik. Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” parasheh ndërtimin e një objekti për akomodimin e atletëve dhe stafit përcjellës gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ndërsa lokacioni i miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka nxitur reagime dhe kundërshtime, përfshirë një kërkesë nga Këshilli i Banorëve për anulimin e vendimit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar