Donald Tusk e cilëson si akt terrorist sulmin me armë në Krakov
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se sulmi me nëntë viktima në qytetin e dytë më të madh të vendit është akt terrorizmi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka kualifikuar si akt terrorizmi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krakov,qytetin e dytë më të madh të vendit, ku mbetën të vrarë nëntë persona. Gjatë një deklarimi për gazetarët në këtë qytet, ai theksoi se një rast i tillë nuk është shënuar më parë në shtetin polak. «Deri më tani, në Poloni nuk kemi pasur raste kaq drastike të terrorizmit», u tha Tusk gazetarëve në Krakov, duke shtuar se «ky sulm mizor ndaj jetës së njerëzve këtu në Krakov duhet të cilësohet ashtu siç është: terrorizëm».
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë polake ka bërë të ditur gjithashtu se autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të dy grave dhe një burri brenda shtëpisë së autorit të dyshuar. Këto trupa u gjetën përmes përdorimit të pamjeve të realizuara nga droni.