Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Manchester United synon transferimin e Lewis Hall nga Newcastle

21-vjeçari u transferua nga Chelsea për 33 milionë euro

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MANCHESTER — Manchester Unitedi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Newcastle Unitedit, Lewis Hall. Raportohet se mbrojtësi i ri e dëshiron largimin nga "St James' Park" pas dorëheqjes së papritur të trajnerit Eddie Howe.

Manchester United synon transferimin e Lewis Hall nga Newcastle
Foto: Lewis Hall 24052026 (2) / Wikimedia Commons

Lewis Hall është një 21-vjeçar i cili u transferua nga Chelsea për 33 milionë euro në vitin 2024. Ai luan si mbrojtës i krahut të majtë dhe është zhvilluar si futbollist në akademinë e Chelseat. Me Newcastlen, Hall ka shënuar tri gola dhe ka bërë shtatë asistime në 102 paraqitje.

Mbrojtësi i krahut me Përfaqësuesen e Anglisë ka katër ndeshje të luajtura. Burim: Koha.net, https://www.koha.net/futboll/unitedi-synon-transferimin-e-talentit-anglez
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme