Ulje e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni prej 2,43 për qind
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për uljen e çmimeve të derivateve të naftës, ku benzina, nafta dhe vaji ekstra i lehtë do të tregtohen me tarifa më të ulëta.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut do të ulen mesatarisht për 2,43 për qind, bazuar në vendimin e ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës, të Shërbimeve të Ujit dhe të Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas vendimit, benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të lirohen për 2 denarë për litër, ku çmimi i ri për BS-95 do të jetë 84 denarë, kurse për BS-98 do të arrijë në 86 denarë. Ndryshimet përfshijnë edhe uljen e akcizave dhe TVSh-së për lloje të caktuara të derivateve.
EURODIZELI do të lirohet për 2,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 92 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të ulet për 3 denarë për litër, duke arritur vlerën prej 100,50 denarësh. Çmimi i mazutit gjithashtu do të shënojë ulje për 0,998 denarë për kilogram. Këto çmime maksimale të derivateve do të hyjnë në fuqi nga data 17.11.2026, prej orës 00:01.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar