Ministria e Ekonomisë: Gjendja e tregut mbetet stabile
Qytetarët shprehen se pagat dhe pensionet nuk mbulojnë nevojat elementare për shkak të rritjes së çmimeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Produktet ushqimore po kthehen në luks për shumë familje, ndërsa të ardhurat mujore nuk mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve ditore dhe energjisë elektrike. Qytetarët theksojnë se pagat dhe pensionet e ulëta e vështirësojnë tejmase jetesën, duke krijuar vështirësi financiare në familje.
Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë vlerëson se lëvizjet e çmimeve mbeten brenda kufijve të një stabiliteti relativ dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Sipas institucioneve, Inspektorati Shtetëror i Tregut ndodhet vazhdimisht në terren, ndërsa Qeveria do të shqyrtojë masa shtesë nëse konstatohen praktika të paligjshme ose çrregullime në treg.