Kodra e Diellit bëhet gati për sezonin e skijimit, mungon bora
Qendra e skijimit përfundon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa pritet leja nga Fakulteti i Makinerisë dhe zgjidhja e problemit të parkimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Qendra e skijimit e Kodrës së Diellit ka përfunduar përgatitjet për sezonin e ri, pavarësisht se bora ende mungon në këtë zonë. Drejtori i qendrës, Gani Aliji, bëri të ditur se janë kryer incizimet e nevojshme nga Fakulteti i Makinerisë dhe pritet marrja përfundimtare e lejes për punë.
Gjatë këtij sezoni, pista «Ge» është pajisur me një linjë të re dhe pritet të ketë ndriçim për skijim natën. Po ashtu, është parashikuar një pistë e tretë për fëmijë, me gjatësi prej rreth 100 metrash, e cila pritet të arrijë në ski-qendër brenda këtij muaji. Drejtori Aliji njoftoi se janë rregulluar edhe problemet me rrjetet e ujërave nën gjashtë-ulësen, ndërsa janë ndryshuar linja optike dhe hyrje-daljet për skijatorët që datonin prej mbi dhjetë vitesh.
Si sfidë mbetet çështja e parkimit, veçanërisht gjatë fundjavave, ndërsa mbetet për t'u parë nëse qarkorja e re do të lëshohet në përdorim për të shkarkuar komunikacionin.