Komunat e Anamoravës vazhdojnë mbështetjen për strehimoren në Gjilan
Komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë nënshkruajnë vazhdimin e memorandumit për strehimoren «Liria» me mbështetjen e OSBE-së.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Komuna e Gjilanit, së bashku me komunat e Kamenicës dhe Vitisë, kanë nënshkruar vazhdimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Qendrën «Liria» në Gjilan, për të siguruar mbështetje të qëndrueshme për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në familje.
Ky bashkëpunim ndërinstitucional zhvillohet me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe synon ofrimin e shërbimeve të strehimit, mbrojtjes dhe përkujdesjes. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, theksoi se angazhimi i përbashkët i tri komunave të Anamoravës është thelbësor për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe fuqizimin e shërbimeve sociale për qytetarët në nevojë.
Hyseni ka falënderuar Misionin e OSBE-së në Kosovë për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe stafin e Qendrës «Liria» për punën e tyre të përditshme në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar