Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Luis Figo shikohet nga UEFA si kandidat përballë Gianni Infantinos

UEFA shqyrton kandidaturën e ish-kapitenit të Portugalisë, Luis Figo, për zgjedhjet e presidencës së FIFA-s.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Organizata evropiane e futbollit po diskuton mundësinë që ish-kapiteni i Portugalisë, Luis Figo, të garojë përballë presidentit aktual Gianni Infantino në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s. Drejtuesit e futbollit evropian synojnë të dalin me një kandidat të vetëm për të shmangur përçarjen kundër Infantinos, i cili drejton institucionin që prej vitit 2016.

Luis Figo shikohet nga UEFA si kandidat përballë Gianni Infantinos
Foto: vizionplus.tv

Në fazat e hershme, në listën e kandidatëve të mundshëm ishin përmendur Sándor Csányi, presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit, si dhe Arsène Wenger, i cili e ka përjashtuar mundësinë për të marrë përsipër këtë sfidë. Sipas informacioneve nga Zvicra, disa drejtues të UEFA-s po mbështesin emrin e Figos, pavarësisht se emri i tij nuk ka siguruar ende mbështetjen e plotë të federatave evropiane dhe diskutimet vijojnë. Ish-futbollisti portugez ka provuar edhe më parë të garojë për kreun e FIFA-s në vitin 2015, por pati tërhequr kandidaturën.

Zgjedhjet e ardhshme për presidencën e FIFA-s janë planifikuar të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut, gjatë kongresit të organizatës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme